Agjentët e Policisë Kombëtare të Spanjës kanë arrestuar një të ri 24 vjeç shqiptar, që kishte kthyer një magazinë industrial në Murcia në një depo të kultivimit të kanabisit.
Aktiviteti i dyshuar i të riut nga Shqipëria dhe era e kanabisit që vinte nga depoja, kanë shtyrë oficerët e policisë të ushtrojnë kontroll.
Në depo janë gjetur rrënjë të kanabisit, por edhe mjete të tjera, me të cilat rritej lënda narkotike, si llampa, kondicionerë etj.
Shqiptari po hetohet për trafik droge, por edhe për vjedhje të energjisë elektrike. Policia po e heton edhe më tej këtë rast.