Një shqiptar është dëbuar nga Irlanda, për t’u ekstraduar drejt vendit tonë me një avion ushtarak. Ai u nis drejt Tiranës, i shoqëruar nga efektivë të armatosur të Byrosë së Emigracionit.
Arsyeja pse u zgjodh kjo formë deportimi ka të bëjë me një kërcënim që shqiptari i bëri stafit të një avioni. Autoritetet irlandeze vendosën të mos rrezikonin një përshkallëzim të situatës. Deportimi i tij u urdhërua në muajin prill, pasi dështoi të fitonte azil.
Ky është një prej rasteve të rralla kur avioni ushtarak përdoret për deportime.