Një 58-vjeçare me origjinë nga Shqipëria me banim në Rimini tentoi të vriste veten sot në ambientet e gjykatës,
Gruaja hipi në verandën e katit të parë të gjykatës dhe nisi të bërtiste duke kërkuar drejtësi, e cila sipas saj nuk ekzistonte në Itali.
Më pas u kuptua se gruaja kishte bërë disa kërkesa për të shpëtuar vajzën nga prostitucioni, por që nuk ishin marrë parasysh sipas saj.
Menjëherë më pas ndezi çakmakun dhe u përpoq t’i vinte flakën xhaketës që mbante veshur.
Pasi dëgjoi të bërtiturat e shqiptares, një avokat që gjendej në një seancë gjyqësore iu afrua për të kuptuar se çfarë po ndodhte.
Avokati tregoi për mediat italiane se, gruaja bërtiste mes flakëve se vetëm vdekja mund t’i sillte drejtësi. Ai nxitoi t’i fikte flakën me duar, duke marrë disa dëmtime të lehta.
Më pas, gruaja shqiptare bëri të ditur se të gjitha denoncimet që kishte bërë ishin arkivuar.
Zemërimi dhe dëshpërimi e shtynë drejt aktit ekstrem dhe mund të kishte vdekur nëse avokati nuk do të kishte mbërritur në kohë.