4 shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Belgjikë. HLN shkruan se shqiptarët akuzohen për kultivim të kanabisit.
Shqiptarët kishin hapur një ‘shtëpi bari’ pranë komisariatit të policisë në qytetin Roeselare. Nuk dihet nëse ishte një marrëzi e shqiptarëve apo një plan i mirëmenduar nga vetëbesimi i autorëve se forcat e policisë as nuk do ta mendonin një aktivitet të tillë kaq pranë tyre.
Tashmë këta shqiptarë të arrestuar do të përballen me drejtësinë për kultivimin e bimëve narkotike. Ata do të dalin në gjykatë të hënën e ardhshme.