Ekipi kuqezi do të vendoset në një kompleks afër Dortmundin për ndeshjet e kampionatin Europian. Federata ka bërë me dije se kompleksi quhet “Sport Centrum Kaiserau” dhe gjithashtu synohej nga kombëtarja italiane.
Vendimi është marrë në bashkpunim edhe me trajnerin Sylvinho, ndërsa në të kaluarën ky kompleks është përzgjedhur për fazë përgatitore nga ekipet më me emër në Europë si Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, ndërsa aty kanë qenë edhe kombëtare si Brazili e Gjermania.
Çdo 24 orë para ndeshjeve në Europian kombëtarja do të lëvizë nga kompleksi drejt stadiumeve, ndërsa më pas do rikthehet sërish aty.