Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtet bektashi ne Shqipëri, reagojnë ashpër komunitetet fetare në Turqi

10:14 / August 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2389
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Media turke raporton se, komunitetet turke alevi dhe bektashi në Trakinë Perëndimore kanë reaguar ndaj përpjekjeve në Shqipëri për të krijuar një strukturë shtetërore mbi bazën e besimit bektashian.

Kryetari i Shoqatës së Arsimit dhe Kulturës së Pakicës “Seçek”, Necmettin Kahya, në një takim të mbajtur në Komotini, lexoi një deklaratë ku theksoi se ky formim është në kundërshtim me parimet e besimit dhe i papranueshëm.

Në deklaratë u theksua se kjo nismë është e papërshtatshme jo vetëm në bazë të besimit, por gjithashtu për paqen rajonale dhe strukturat multikulturore.

Duke nënvizuar se në traditën bektashiane nuk ka vend për struktura politike, në deklaratë u tha se vetëshpallja e Baba Mondit si “udhëheqës botëror i bektashinjve” është në kundërshtim me ritet dhe praktikën historike.

“Pas ndarjes nga jeta të Haxhi Dede Reshat Bardhit, në Shqipëri nuk është zbatuar as ceremonia e dekretimit të ‘halifebabasë’. Në këtë rast, edhe ‘dedebaballëku’ është i pavlefshëm”, thuhet në reagim.

Po ashtu, u rikujtua se qendra e bektashizmit ndodhet brenda kufijve të Turqisë, në Teqenë e Haxhi Bektash Veliut, dhe se “struktura hierarkike e ndërtuar prej shekujsh vazhdon pa ndërprerje edhe sot”. Për këtë arsye, pretendimi i Baba Mondit për udhëheqje dhe shtetformim është i papranueshëm, u tha në deklaratë.

Po ashtu u theksua se komunitetet alevi-bektashi në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Greqi dhe Turqi, si dhe në Ballkan në përgjithësi, kanë mes tyre vetëm një lidhje shpirtërore e zemre.

Alveti Baba Mondi bektashinj komunitet Shqiperi traki
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.