Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shteti cakton administratoren e pronave të Malltezit

16:02 / October 30, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
malltezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eglantina Osmanlli është caktuar administratorja e pronave të vendosura në sekuestro preventive të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Osmanlli është caktuar nga agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Më 20 tetor 2023 mbështetur në kërkesën e datës 15 tetor 2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të Jamarbër Malltezit si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të Malltezit në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).

Më 21 tetor Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin e Rinasit teksa po priste bashkëshorten e tij pasi akuzohet për korrupsion pasiv me vjehrrin e tij ish kryeministrin SalI Berisha dhe pastrim parash me ndërtuesin Fatmir Bektashi në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që u pasua më pas me ndërtimin e 19 kullave. 

Berisha Eglantina Osmanlli Jamarbër Malltezi malltezi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.