Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti e komenton shtimin e rasteve me koronavirus me rritjen e numrit të testimeve, por dhe pakujdesinë që mund të jetë treguar nëpër siptale.
“Në shifrat zyrtare të publikuara nga ministria, nga 42 të infektuar, 5 janë personel mjekësor. Duhet pasur kujdes tek spitali. Mjekët janë një potencial i madh infektimi. Pra mjeku e merr nga një pacient dhe mund t’ia transmetojë të tjerëve.
Duhet të ruajmë spitalin. Kjo është lufta jonë. Lombardia përjetoi atë krizë sepse e humbi spitalin. Në vendet e zhvilluara, spitalet kanë 2 hyrje dhe disa janë dhe me dy dalje. Kanë 1 hyrje mjekët dhe një hyrje tjetër për pacientët dhe vizitorët. Ne kemi vetëm një hyrje”- tha Alimehmeti i ftuar në Wake Up në Top Channel.