Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Ekspertët e pandemisë japin alarmin: Duhet të vaksinohemi!

22:37 / July 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komiteti tekniik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtimi i rasteve të Covid-19 në vend, ka ngrituar alarmin, ndërsa ekspertët e fushës, si mjeku imunolog Ardian Jorgji, ish-ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli dhe mjeku infeksionit Gent Stormi kanë shpjeguar arsyet për shtimin e rasteve të të prekurve me Covid19.

Rakacolli është shprehur se shtimi i rasteve të të infektuarave është një trend global, por në Shqipëri favorizohet kryesisht nga ritmi i ulet i të vaksinuarve, pasi qytetarët e neglizhuan marrjen e të 3-ja dozave pas rënies së infektimeve nga muaji mars e më pas.

Diskutimi:

Eni Vasili: Kishim pothuajse 1 mijë raste të reja me Covid ditën e sotme, a është shqetësues ky trend?

Rakacolli: Jemi në vitin e tretë që tregon se virusi nuk ndalet as nga temperaturat e larta. Kjo është tendencë e gjithë botës. Rastet janë rritur në të gjithë botën. Thamë që pandemia nuk ka mbaruar dhe këtë e tregon edhe kjo rritje.

Eni Vasili: Po pse kjo rritje?

Rakacolli: Ka disa shpjegime për këtë gjë. Për disa javë pati një trend të ulët të qëndrueshëm, ndaj u hoqën masat kufizuese.

Eni Vasili: A është ky rezultat i heqjes së masave?

Rakacolli: Jo nuk është plotësisht rezultat i heqjes së masave. Vaksinimi është arsye e fortë.

Eni Vasili: Për vaksinimin ne e pamë tabelën dhe ja regjia e tregon prapë, ku ne s’jemi ndonjë vend kampion në vaksinim?!

Rakacolli: Mbrojtja nga vaksinimi nuk është e përhershme. Duhen bërë dozat buster. Nëse patëm një nivel të lartë vaksinimi në fillim, ne nuk bëmë dozat buster, dozën e 3 dhe të 4. Por kjo nuk u zbatua edhe pse shqiptarët e kanë të disponueshëm në qendrat e tyre shëndetësore vaksinën 1&2 por edhe  busterin. Virusi që del nga njerëzit e pavaksinuar është më shumë ngjitës dhe e ul efiçencën e vaksinës.

Eni Vasili: Pra ju po thoni që mosvaksinimi është problemi?

Rakacolli: Omicron-it i kanë dalë 5 variante të reja dhe të gjitha këto janë më rezistuese se virusi bazë. Por edhe mosrespektimi i masave se harruam se jemi në pandemi dhe filluam të përqafohemi dhe të puthemi sërish ne.

Eni Vasili: Në mbledhjen e sotme pse nuk vendosët të kemi sërish disa masa kufizuese, të paktën masat në ambientet publike?

Rakacolli: Ne masat i marrim në përputhje me shifrat. Vërtetë ka një tendencë rritjeje, por ne po kërkojnë në radhë të parë të bëjmë thirrje për vaksinimin, por i kemi rekomanduar edhe maskat.

covid 19 ekspertet vaksina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.