Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shtimi i rasteve të COVID-19, Rakacolli u hedh fajin qytetarëve: Nuk respektuan masat, vatrat e reja s’nisën nga spitalet

23:07 / July 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mira Rakacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila është dhe kreu i Komitetit të Ekspertëve ka folur sot për shtimin e rasteve me COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në emsioonin “Tempora” në RTV Ora, Rakacolli u hodhi fajin qytetarëve për shtimin e rasteve dhe tha se nuk kanë respektuar masat.

Më tej ajo tha se qytetarët duhet të zbatojnë rregullat, e theksoi se vatrat e reja nuk janë shfaqur në spitale.

“Nuk e respektuan si duhet protokollet e hapjes. Nëse në fillim shqiptarët zbatuan me përpikëmëri gjithçka që thanë ekspertët, në fazën e dytë u duk sikur gjithçka mbaroi. Ato sektorë të cilët u hapën, nuk respektuan rregullat e protokollet anti-covid.

Vatrat nuk lindën në spital, kanë rritur në vende ku nuk janë respektuar rregullat dhe masat që janë rekomanduar. Ky është fakti i rritjes së shpejtë. Duhet ta shohim këtu këtë defekt, sepse ne nuk po bëjmë atë që po kërkohet”, u shprem zv. ministrja.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

fajin qytetarëve rakacolli vatrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.