Zef Deda, aktori idashur shkodran bëhet gjysh sërish teksa ka mirëpritur në familje nipin e vogël, të cilin e kanë quajtur Domenik.
Ka qenë Jul Deda i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram ku i uron jetë të gjatë nipit e mirëseradhjen në familjen e tij të thjeshtë.
“Mirë se erdhe ne familje Domenik Deda. I dashur nipi im, ‘taksirat’ e ke të jesh pjesë e një familje të thjeshtë shqiptare, që është munduar, pa hile, të vërë ndonjë tullë modeste në këtë vend dhe shpresoj që t’i ta vazhdosh këtë traditë dhe jam i bindur se kështu do jetë. Paç jetë të gjatë dhe të mbushur plot me suksese. Ne të duam shumë….shumë shumë”, shkruan Juli.
Edhe gjyshi nuk e ka fshehur lumturinë teksa ka komentuar në foton e postuar nga Juli. Shumë krenar Zef Deda për nipërit e mbesat.
“Ju pastë gjyshi jam kënaq sot shumë që na u bashkua edhe Domeniku familjes tonë të bukur jam shumë krenar për mbesat e nipat e mi të dashur ma të bukurit e botes ju ruajt Zoti”.