Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shtohet numri i punëtorëve të huaj nga India, Bangladeshi dhe Nepali në Vlorë

19:21 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
punetore te huaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i të huajve që punojnë në qarkun e Vlorës është rritur ndjeshëm gjatë sezonit të verës. Në drejtorinë rajonale të punësimit kanë aplikuar një numër i madh personash nga Nepali, Bangladeshi dhe India, ndërsa vetëm gjatë dy muajve të fundit janë pajisur me leje pune një vjeçare, 115 punëtorë të huaj.

“Krahasimisht me vitin e kaluar kemi pasur një rritje të kërkesave për leje pune në zbatim të ligjit për të huaj, i ndryshuar tashmë dhe për faktin se shumë punëdhënës kërkojnë punëtorë të huaj nga shtete të ndryshme nga Nepali, Bangladeshi, India”, tha Gjinovefa Xhori specialiste për migracionin dhe marrëdhëniet e punës. 

Ata kanë ardhur në Shqipëri në bazë të kontratave që kanë nënshkruar me sipërmarrësit shqiptar dhe punojnë në sektorët e turizmit, fasonerisë e ndërtimit.

“Kemi numër shumë të madh aplikimesh për leje pune, tani kemi pajisur 115 shtetas të huaj. Subjektet janë në hoteleri turizëm që kërkon shumë punonjës për momentin dhe fasoneritë pasi punëdhënësit pretendojnë se nuk i gjejnë në tregun vendas dhe nuk përputhen kërkesat e punëdhënsve tanë me ofertat e punëdhënse. Edhe ndërtimi ka marrë shumë shtetas të huaj që punojnë”, shtoi specialistja.

Mirëpo në Vlorë ka dhe shumë të huaj që janë vetëpunësuar.

“Ndërsa të vetëpunësuarit janë shtetas bjellorus, ukrainas, rus, të cilët kanë edhe disa vite të tjera që ushtrojnë punën këtu dhe kryesisht ata paraqiten për ripërtëritje të lejes së punës”, theksoi Xhori.

Një kategori tjetër janë punëtorët nga vendet e BE-së dhe fqinjët Kosova e Maqedonia e Veriut e të cilët në bazë të ligjit paraqesin një vetëdeklarim punësimi.

“Shtetet e BE-së (zona Shengen) dhe Kosova, Maqedonia e Serbia janë të përjashtuar nga leja e punës por pajisen me një vërtetim deklarim punësimi. Të tillë kemi 97 shtetas të punësuar në Vlorë”, përfundoi Xhori.

Por pse është rritur kërkesa e të huajve të të gjithë kategorive për të punuar në Vlorë?

“Unë mendoj se është kërkesa e punëdhënësve tanë sepse nuk përçasen me kërkesat punëmarrësit dhe ky është handikap i mospërputhjes së kërkesës dhe ofertës në tregun tonë, ndaj ata janë të detyruar të kërkojnë fuqi punëtore jashtë vendit”, sqaroi Xhori.

bangladeshi Punetore Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.