Tirana është përfshirë sot nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta. Reshjet me intensitet të lartë për një kohë të shkurtër kanë sjellë një sasi të madhe uji, çka është vënë re edhe në nivelin e prurjeve të Lanës.
Kjo situatë ka nxjerrë në terren grupet e punës së Bashkisë së Tiranës duke ndërhyrë në rastet kur ka pasur bllokim të pusetave, për të normalizuar situatën.
Krahas normalizimit të situatës është bërë i mundur edhe largimi nga rruga i pemëve dhe degëve të rrëzuara nga era, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit të kalimtarëve dhe të automjeteve në kryeqytet.