Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shtrimet masive nga koronavirusi/ Në këtë shtet evropian spitalet përfundojnë në kolaps, qeveria i kërkon ndihmë Gjermanisë dhe…

22:24 / March 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cekia 1
Members of the medical staff treat a patient inside of the coronavirus disease (COVID-19) emergency admissions room at the Regional Hospital Mlada Boleslav, in Mlada Boleslav, Czech Republic, March 5, 2021. REUTERS/David W Cerny
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Republika Çeke u ka kërkuar Gjermanisë, Zvicrës dhe Polonisë që të marrin dhjetëra pacientë me COVID-19 pasi situata në spitalet e saj ka arritur në një pikë kritike, tha Ministria e Shëndetësisë e Pragës.

Vendi me 10.7 milionë banorë ka qenë një nga më të goditurit globalisht javët e fundit pasi shumë spitale rajonale, të mbingarkuara nga fluksi i pacientëve me koronavirus, u desh t’i transferonin ata diku tjetër, në disa raste duke i transportuar qindra kilometra larg.

“Numri i madh i pacientëve të infektuar rishtas ka intensifikuar presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor dhe numri i pacientëve që kërkojnë shtrim në spital po rritet,” tha Ministria të premten.

Që nga mëngjesi i së premtes, ishin 8,153 pacientë COVID të shtruar në spital, përfshirë 1,735 që kërkonin kujdes intensiv, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në disa rajone, spitalet kanë shteruar kapacitetin e tyre dhe ata nuk janë më në gjendje të ofrojnë kujdesin e duhur ose të pranojnë pacientë të rinj pa ndihmë nga të tjerët,” tha Ministri i Shëndetësisë Jan Blatny.

Në të gjithë vendin, 13 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të kujdesit intensiv ishte në dispozicion, ndërsa në kryeqytetin Pragë, kapaciteti ishte në 5 për qind.

Republika Çeke aktualisht ka nivelin më të lartë të infeksioneve të reja në Bashkimin Evropian. Më shumë se 800 njerëz në 100,000 banorë janë infektuar me koronavirus brenda shtatë ditëve të fundit.

Sllovakia fqinje transferoi pacientët e saj të parë të koronavirusit jashtë vendit këtë javë ndërsa spitalet e saj u mbushën me pacientë.

kolaps masive Qeveria shtrimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.