Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shtruar një darkë në ndër të delegacionit të qeverisë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.
Të gjithë ministrat dhe pjesëtarë të delegacionit janë ulur në tryeza të përbashkëta ndërsa Rama dhe Erdogan janë ulur kokë më kokë me njeri-tjetrin.
Dy liderët që nuk e kanë fshehur asnjëherë miqësinë dhe debulesën që kanë mes tyre. Sot Rama dhe Erdogan mbajtën fjalën e tyre gjatë konferëncës së përbashkët për mediat teksa kanë bërë me dije nënshkrimin e disa marrëveshjeve tepër të rëndësishme.
Në Shqipëri do të themelohet dega e Universitetit ITU që është në Turqi dhe ku janë 100 studentë shqiptarë që po studiojnë.
Turqia do të financojë restaurimin e xhamisë së plumbit në Shkodër dhe ka marrë përsipër ndërtimin e spitalit të ri rajonal të Fierit, për tre muajve.
Erdogan dhe Rama janë dakordësuar që organizata e Fetullah Gulen të mos cënojë marrëdhënien mes dy shteteve. Aksioni i përbashkët nis nga shkollat.
Dy liderët nënshkruan krijimin e këshillit të bashkëpunimit të nivelit të lartë. Manastirliu gjithashtu bëri me dije se 100 pacientë shqiptarë të prekur me koronavirus do të kurohen në spitalet e Turqisë.