Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për shtyrjen e afatit për kryerjen e procedurave të lëvizjeve paralele këtë vit.
Procedura e vlerësimit të dosjeve të mësuesve që mbeten pa ngarkesë mësimore për vitin 2023-2024 në nivel shkolle do të kryhet brenda datës 25.08.2023.
Drejtuesi i institucionit arsimor pas vlerësimit të dosjeve dhe pikëzimit në nivel shkolle të mësuesve që rezultojnë pa ngarkesë mësimore sipas profilit përkatës, brenda datës 25.08.2023, do të përcjellin zyrtarisht në ZVAP nga varet, dosjet e mësuesve që rezultojnë pa ngarkesë mësimore për vitin 2023-2024.
Kërkesat për Iëvizje paralele me dëshirë, së bashku me kërkesat për lëvizje të detyrueshme në çdo profil listohen në rend zbritës së bashku me kandidatët që mbesin pa ngarkesë mësimore, brenda datës 28.08.2023.
Lista do të shpallet në faqen zyrtare të ZVAP-së brenda datës 28.08.2023. ZVAP do të kryejë procedurat e Iëvizjeve paralele të detyrueshme/dëshirë për çdo profil, në afatin 01.09.2023-05.09.2023.
Në përfundim të procedurës së Iëvizjes paralele në nivel ZVAP-je, nëse ende rezultojnë vende vakante, do të dërgohen zyrtarisht në DRAP brenda datës 05.09.2023
