Është shtyrë sërish gjyqi ndaj ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, si edhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo për shkak se në seanca dëshmitari i 126 që ishte planifikuar të dëshmonte, ka munguar në seancën në Hagë.
Në seancën e kësaj të martë, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III vendosi që gjykimi të shtyhet për kohë të pacaktuar.
Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, planifikohej të dëshmonte dëshmitari i 126-të. Të katër akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.