Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtyhet hapja e qendrës së pritjes së emigrantëve në Shëngjin. Çfarë shkruajnë mediat italiane

13:01 / August 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante 745x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat italiane raportojnë për një shtyrje tjetër të datës së hapjes së qendrës së pritjes së emigrantëve në Shqipëri. Sipas “Tgcom24” do të duhen edhe disa javë të tjera për hapjen e qendrës në fjalë, e cila është një investim i shtetit Italian pas marrëveshjes mes dy qeverive.

Raportohet se shtyrja është parashikuar për shkak të vonesave për punimet për ndërtimin e qendrës së identifikimit Shëngjin dhe asaj të trajtimit në Gjader.

Me herët, gjatë vizitës në Shqipëri, kryeministrja Meloni kishte njoftuar hapjen e qendrës më datë 1 gusht 2024.

“Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta realizojmë me sukses. Dy muajt e vonesës janë shkaktuar për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër.”, tha Meloni në 5 qershor 2024, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për pritjen e emigrantëve u nënshkrua në tetor të vitit të shkuar nga dy kryeministrat, Rama dhe Meloni në Romë.

Marrëveshja parashikon ngritjen e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër.

Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t’u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës.

qendra e emigranteve Shengjin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.