Ndeshja e javës së parë Partizani-Teuta është shtyrë.
Kjo për shkak të impenjimeve në Conference League, ku të kuqtë luajnë në transfertë në play-off dhe udhëtimit të gjatë në Kazakistan.
Pas kërkesës së bërë nga klubi kryeqytetas, Teuta dhe Federata shqiptare e aprovuan atë.
Partizani do të luajë në Astana ndaj vendasve me 24 Gusht takimin e parë.
Distanca në vijë ajrore mes Tiranës dhe kryeqytetit kazak është 4029 km.
Ndërkohë java e parë e sezonit të ri 2023/2024 do të zhvillohet më 26 dhe 27 Gusht.
Sfida hapëse e sezonit do jetë Egnatia-Skënderbeu, që mbahet të shtunën në orën 17:00, e në mbrëmje Vllaznia-Kukësi.
Të dielën do të luhen dy ndeshjet e tjera Laçi-Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana në “Elbasan Arena”.
