Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

12:56 / October 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 13 122907
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është shtyrë gjyqi i radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe tre të tjerë në GJKKO.

Seanca u shty për shkak se të pandehurit kërkuan pavlefshmëri të të gjitha akteve të kryera nga SPAK, përfshirë edhe procesverbalet për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina.

Vetë ish-kryeministri Berisha nuk është paraqitur në seancë, ndërsa u shqyrtuan kërkesa e të gjithë të pandehurve për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave. Kjo kërkesë e të pandehurve u kundershtua nga prokurori i SPAK, Arben Kraja, përmes një materiali 25 faqesh.

“Sa i takon pretendimeve për gjyqtarët është shprehur Gjykata Kushtetuese, për shpërdorimin e detyrës për të pandehurin Berisha, i kujtoj mbrojtjes Institutin e parashkrimit, regjistrimi kallëzimit penal ne te njejten dite qe eshte dorezuar nuk perben shkak per pavlefshmeri, kur ka elemente prokurori e regjistron. Arben Kraja: s’ka shkelje per ekzekutimin e masave te sigurise, sa i takon akteve te ekspertimit qe pretendohet se jane kryer nga eksperte te paregjistruar nuk qendron pasi jo domosdoshmerisht duhet te jete ne regjistrin elektronik dhe privat, kemi ekspertet tone te policise dhe institucioneve te tjera, asnje nga pretendimet e ngritura nuk çon ne pavlefshmeri. Kërkojmë rrëzimin e të gjithë kerkesave si te pa mbeshtetura ne ligj dhe prova.” u shpreh prokurori i SPAK, Kraja.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për të marrë kohë për t’u shprehur me vendim mbi pretendimet e paraqitura nga avokatët e të pandehurve. Seanca e radhës është parashikuar të mbahet më 27 tetor, në orën 13:00.

Berisha GJKKO gjyq malltezi shtyrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.