Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha që kërkon ndryshim të masës së sigurisë atë të ”arrest shtëpie” pasi është në izolim që prej 30 dhjetorit 2023, u shty në Gjykatën e Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se gjykata nuk pranoi ankimimin, pasi sipas tij ka për qëllim që Berishës t’i digjet mandati i deputetit. Për të mbrojtja vazhdon me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
“Ka disa shkaqe që në seancën tjetër, do t’ua bëjmë me dije. Kjo është një nga shkaqet, por ka edhe të tjera. Duhet t’i drejtohemi njëherë gjykatës. Kërkesa për përjashtimin e Irena Gjokës, është e bashkëlidhur”.
