Paraditen e kësaj të premte ishte planifikuar takimi për reformën zgjedhore por që është shtyrë për ditën e hënë.
Sot ishte lajmëruar të diskutohej mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor. “Panorama” thotë se ishte kërkesë e përfaqësuesit të PD që mbledhja të shtyhej për të hënën në orën 10.00 me të njëjtin rend dite.
Kjo pasi për shkak se deri ditën e hënë, pritet që opozita jashtë Kuvendit të sjellë dhe propozimet e saj për çeshtjen e administratës zgjedhore.