Në fund të mbledhjes së ditës së sotme të Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, do të diskutohet edhe vendimi për seancën se kur do të kalohet për votim kërkesa e SPAK.
Mbledhja e Këshillit të Mandateve është shoqëruar me tensione të forta gjatë ditës së sotme, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, lidhur me kërkesën e saj për shtyrje të seancës.
Bardhi pretendoi se maxhoranca po përpiqet ti japë më shumë kohë Ahmetajt, në mënyrë që ai të fshihet.