Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi teksa ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e artistit të madh, e konsideron Mirush Kabashin si “Eskilin” shqiptar, një prej dramaturgëve më të mëdhenj.
“Mik i mrekullueshëm e padiskutim i madh, na idhnove jo pak. I lehtë të qoftë dheu. I madhi Zot i forcoftë familjarët e tu për ta përballuar dhimbjen. Të gjithëve do na mungosh në të gjitha kuptimet por edhe do të kemi gjithmonë në memorie për gjithçka na fale. Lamtumirë Eskili i paharruar shqiptar. R.I.P i madhi Mirush Kabashi”,-shkruan Saraçi në reagimin e bërë.