Mësohet se sot ka ndërruar jetë mjeku Viktor Kotani. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cila i shprehu ngushëllime familjes dhe vlerësoi maksimalisht punën dhe përkushtimin e mjekut Kotani.
Postimi:
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së dr.Viktor Kotanit, mjekut anestezist-reanimator që u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbjen për miqtë dhe familjen.
Dr. Viktori ka shërbyer për shumë vite në Spitalin e Traumës, si profesionist i zoti, gjithnjë i kujdesshëm me pacientët dhe miqësor me të gjithë stafin në shërbimin delikat të anestezi-reanimacionit.
U prehsh në paqe