Situata nga zjarret në Delvinë të Vlorës është tashmë drejt normalizimit. Nga një komunikim nga shtabi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut bëhet me dije se sot në Delvinë është vetëm një vatër aktive ajo në Palavli. Zjarri aty po vazhdon, por në pjesën e shpatit të malit dhe në majë si dhe një vatër e vogël.
Dy helikopterët Couger janë larguar nga Delvina Momentalisht konfirmohet se nuk ka rrezik për banesa apo jetë njerëzish.
Po ashtu është shuar totalisht vatra e zjarrit në majën e malit Dukat e cila prej 8 ditësh rrezikonte parkun kombëtar të Llogorasë. Sot po shkon drejt shuarjes një vatër zjarri pranë fshatit. Nëse sot nuk do të ketë erë të fortë bregdetare edhe kjo vatër zjarri pritet të vendoset nën kontroll.
Ndërkohë në rang vendi dronët Bajraktar kanë nisur monitorimet nga ajri në vatrat aktive. Lajmin e konfirmon Pirro Vëngu ministër i mbrojtjes në një postim në facebook.
