Të udhëtosh në hapësirë nuk do të jetë më një ekskluzivitet i astronautëve apo një subjekt i filmave fantastiko shkencor.
NASA në fakt bëri të ditur se do të autorizojë fluturime private. Por unk do të shkohet në Hënë apo Mars, por në International Space Station.
Shumë shpejt pra, me disa qindra-mijëra euro mund të blini një biletë për të bërë një udhëtim rreth Tokës.
Por sa do të kushtojë një udhëtim në hapësirë?
Privatët e interesuar për këtë lloj eksperience duhet të paguajnë një shifër le ta themi stratosferike. Bëhet fjalë për 35 mijë dollarë, apo 30 mijë euro për person. NBë çmim përfshihet prenotimi në shtretërit e stacionit hapësinor dhe përdorimi i shërbimeve të tij, mes të cilave, ajri, interneti, dhe shërbimet hidrosanitare.
Sigurisht përderisa këto udhëtime do të menaxhohen nga kompani private kostot sigurisht që do rriten për të pasur dhe ato përfitimet e tyre.
Zyrtarët e NASA kanë thënë se objektivi është kalimi në postat orbitale të drejtuara plotësisht nga shoqëri private, qëllim që me siguri nuk do të arrihet në terma afatshkurtër.