Report Tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”. Në këtë sondazh të parë qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se cilat janë arsyet e klimës së tensionuar politike që ka përfshirë vendin. Sondazhi jep përgjigje edhe për votën e shqiptarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Në sondazh qytetarët janë pyetur gjithashtu sesi do të vepronin nëse partitë kryesore te opozitës do të bojkotonin zgjedhjet lokale. Një pjesë e rëndësishme e sondazhit është pëlqyeshmëria që kanë shqiptarët në raport me figurat kryesore të politikës, punën e qeverisë dhe punën e liderit të opozitës. Bashkëpnupmi i tretë i Report Tv me Roberto Baldassarin jep një panoramë edhe për votën në 12 qarqet e vendit dhe projeksionin ne shkallë kombëtare.
Kriza politike/ Sondazhi: 45% kërkojnë që Rama të vijojë
mandatin, 6% pro protestave
Cila do të ishte zgjidhja korrekte për të kaluar krizën politike? Nga sondazhi, 45.5% e shqiptarëve kërkojnë që kryeministri Rama të vijojë detyrën deri në fund të mandatit, 32% janë për një marrëveshje mes palëve, 16.3% janë për dorëheqjen e qeverisë dhe vetëm 6.2% janë pro protestave të opozitës.
Sondazhi në Report Tv: Shqiptarët kundër opozitës për
djegien e mandateve
Shqiptarët janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Nga sondazhi i publikuar nga Report Tv, 62.8%, që janë shumica dërrmuese kanë votuar kundër, ndërsa vetëm 16.7% e mirëpresin vendimin e opozitës.
Kush ka ndikuar në gjendjen negative, shumica apo opozita?
Cilin fajësojnë shqiptarët
Në pyetjen e parë të sondazhit, nga mbi 800 shqiptarë, pjesa më e madhe, 55.3% u shprehën se gjendja e vendit është negative. Por kush ka ndikuar në këtë gjendje negative, shumica apo opozita? Në pyetjen e dytë, 55.3% e shqiptarëve që thonë negative i japin përgjigje kësaj pyetje
Si vlerësohet gjendja aktuale e vendit? Ja si përgjigjen
shqiptarët (Sondazhi)
Pyetja e parë që u është bërë shqiptarëve është për gjendjen aktuale të vendit, si e gjykojnë? Nga sondazhi i publikuar nga Report Tv rezulton se 55.3% janë përgjigjur negative, ndërsa vetëm për 12.8% është pozitive.