Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Si Berisha po “përdhunon” dhe “Foltoren”

22:15 / May 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 22 1 660x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Të gjithë ata që në fillim besuan “Foltorja” po rizgjonte Partinë Demokratike nga gjumi, po hapte partinë me figura të reja, po sillte një frymë të re në shoqëri, po demokratizonte partinë dhe mbi të gjitha po forconte opozitën sapo kanë rezultatin e parë. 

Pas një aksioni politik 9 mujor kundër SHBA maskuar pas luftës kundër Lulzim Bashës, pas qindra takimeve dhe miliona metra kub baltë ndaj njëri tjetrit, pas dhunës mbi seli dhe shkatërrimit të imazhit të PD në emër të ri ngritjes së saj, Partia e Sali Berishës më në fund ka dhënë produktin e parë të fushatës së “Foltores” Ka zgjedhur Edi Palokën Kryetar të Këshillit Kombëtar.

Tani të gjithë ata që kishin ndonjë iluzion për hapjen e PD, për ndryshimin e imazhit të saj, për sjelljen e vlerave dhe sidomos ata që kishin ndonjë iluzion për respektimin e votës në PD, tani kanë për kryetar një njeri që deklaratën e fundit që ka bërë është se si kanë vjedhur vota në PD.

Për vlerat e tjera nuk kam ndonjë koment se me thënë të drejtën se në atë llum që i ka mbetur rrotull Berishës Edi Paloka nuk është se nuk meriton ti përfaqësoj.

Problemi është se gjithë trazirën politike që ngriti Berisha e ngriti përmes “Foltores” në emër të një partie të hapur, më demokratike, më përfaqësuese bazuar mbi votën e lirë dhe përfundoi tek një grup njerëzish që në fakt i ka pas badigardë të tij në çdo kohë. Tani po pres dhe zgjedhjen e Flamur Nokës Sekretar i Përgjithshëm i partisë, për ta kompletuar tërësisht përdhunimin e “Foltores” si institucion politik dhe talljen e Sali Berishës me demokratët.

Për fat të mirë, dita ditës deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike po e kuptojnë këtë dhe po qëndrojnë larg tij. Çdo ditë numri i atyre që i largohen Sali Berishës po rritet dhe kjo është e vetmja shenjë që pjesa më legjitime e Partisë Demokratike nuk po e pranon përdhunimin e Sali Berishës dhe as përpjekjen tij për të rrëmbyer një cope të PD që ta ketë si trup mbrojtëse për vete të vet. 

Si badigard nuk i ka gjetur keq. Të dy janë besnikë të tij, dhe bashkë me Topallin dhe Hajdarin ata janë katër emrat e vetëm që prodhuan lajm në fund të “Foltores”, dy si besnikë që nuk kanë tradhtuar kurrë dhe dy të tjerat që kanë tradhtuar vetëm një herë por janë penduar thellë. Dhe për të qenë më i sigurt i ka të katërt mbi Lumin Drin nga ana gjeografike, që ta bëj të qartë e kujt është ajo parti.

Berisha foltoren perdhunon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.