Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Si do e çlirosh me 700 mijë lekë taska?”/ Basha përplaset me gazetaren, nuk dalin llogaritë në studio, Ornela Liperi: Kam parë faturat, asnjë biznes nuk paguan kaq

22:51 / October 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha klan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe gazetarja e ekonomisë Ornela Liperi kanë debatuar sonte ne emisionin “Zonë e Lirë”. Sipas Liperit liderit të opozitës “nuk i dalin llogaritë”.

Pjesë nga biseda

Ornela Liperi: Për taksimin, unë nuk e di si i keni bërë llogaritë, por mua më del që bizneset do të pagujanë më shumë më këtë mënyrë

Lulzim Basha: Jo

Ornela Liperi: Po, mua kështu më del

Lulzim Basha: Jo, pra, ja t’jua sqaroj…

Ornela Liperi: Atëherë sipas premtimit të Ramës, çdo biznes që bën deri në 140 mijë euro në vit xhiro, nuk do të ketë tatim fitim. Ndërsa Basha thotë do ta tatoj 0.5 % të xhiros. Ndërsa sot nuk po paguan asgjë. Jua heq këtyre që marrin rroga të mëdha dhe jua rrit atyre të vegjëlve.

Lulzim Basha: Mungon një gjë thelbësore, në propozimin tim që është kopjuar keq. Se është kopjuar keq, propozimi im është kpjuar keq.

Ornela Liperi: Rama e ka hequr fare

Lulzim Basha: Nuk e ka hequr fare. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me bizneset. Sghpeshehrë dhe në praninë e medias. Mjaft të dalim sot tek një biznes në rrugë dhe ai do të thotë që paguan taksa. Paguan taksa bashkiake dhe gjobat dhe ai ka frikë të shkojë të hapë qepenin.

Ornela Liperi: Gjoba nuk ka lidhje, por flasim për taksat.

Lulzim Basha: Ka një zgjidhje integrale. Dua ta them shtruar. Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Edi Ramës. Çdo biznes torturohet me taksa. Çdo biznes paguan 3-7 herë më shumë detyrime ndaj bashkisë se sa kur paguante deri në vitin 2015. Nesër nuk do të përballen më me inspektorë. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Biznesi më i madh ndër të vegjlit do paguajë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit. Kush i paguan rregullisht, i vendoset një pullë fiskale në hyrje të dyqanit dhe nuk do të shohë më presion tatimorësh apo inspektorësh. Asnjë cent më shumë, i bëjmë me laps në dorë.

Ornela Liperi: Nuk arrij ta kuptoj. Si do çlirohet kur do paguajë 700 mijë lekë në vit?

Lulzim Basha: Po do çlirohet pra…varet nga xhiro

Ornela Liperi: Po jo se sot s’paguajnë aq, unë kam faturat e bashkisë…paguajnë 75 mijë lekë. Në Tiranë të paktën.

Lulzim Basha: Të reja?

Ornela Liperi: Të vjetra..unë i pashë po them. Kam parë faturat

Lulzim Basha: Po taska e shkollës?

Ornela Liperi: Po janë të gjitha…pjesa më e madhe e biznese të Tiranës nuk kanë reklama. Pjesa më e madhe paguajnë 75 mijë lekë të vjetra, korrupsionet janë diçka tjetër.

Lulzim Basha: Korrupsioni është gjithçka.

Ornela Liperi: Ne po flasim për taskat zyrtare.

Basha debate paguan zone e lire
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.