GAFORRJA: Gjatë këtij muaji do të nisë një transformim i vërtetë në aspektin profesional, por jo vetëm.
Venusi ju favorizon sërish dhe bashkë me Mërkurin do të bëjë që dy javët e para të jenë shumë interesante, madje edhe për takimet e reja. Bëni diçka ndryshe, edhe nëse puna që keni aktualisht nuk ju pëlqen shumë. Të rinjtë s’janë edhe aq të bindur për rrugën profesionale që kanë zgjedhur prindërit e tyre.
që kanë një aktivitet privat, janë përballur me probleme ekonomike dhe organizative. Bëni mirë të këshilloheni me personat që kanë përvojë nëse duhet të hapni apo të mbyllni një aktivitet. Sigurisht, ata që kanë moshën për të dalë në pension, mezi e presin këtë ditë dhe do të thonë “mjaft”. Një bashkëpunëtor ose një ortak ju ka tradhtuar në punë ose jeni vetë ju që kërkoni horizonte të reja.
Tani mund t’i keni idetë më të qarta për të bërë vlerësimet e duhura. Fusha e ndjenjave do të jetë më e qetë. Nëse keni pasur probleme në fillim të vitit, tani ndiheni më mirë. Sigurisht, duhet t’i kuptoni mirë raportet që keni krijuar, nëse këto marrëdhënie janë të duhurat.
Nëse jeni peng i një historie dashurie të vështirë, do të kërkoni më shumë kohë për t’i zgjidhur gjërat. Me gjasë, disa nga ju gjenden në një krizë sentimentale prej pranverës së vitit të kaluar dhe s’kanë dalë ende prej saj. Diçka ju rizgjon; një takim, një dëshirë e re apo edhe rikthimi i një dashurie që i përkiste së shkuarës. Çiftet që s’i kanë dhënë ende fund, kanë mundësi t’i rregullojnë gjërat duke nisur gjithçka nga e para.
Ju jeni shumë emotivë, delikatë, zor se falni nëse ju lëndojnë. Shpirti juaj romantik s’mund të bëjë kurrsesi pa dashuri, ja pse këmbëngulni. Fundi i muajit s’do të jetë shumë i favorshëm. Data 24 do të sjellë disa dyshime. Duhet të bëni kujdes në datat 21 dhe 30 në aspektin fizik. Mendoni shpesh për paratë dhe për punën dhe këto ju stresojnë shumë, gjë që e reflektoni edhe në marrëdhënie. Përpiquni të gjeni pak qetësi.
LUANI: Ky do të jetë një muaj interesant dhe jo vetëm në fushën e ndjenjave, sepse Marsi do të nisë një kalim të bukur në shenjën tuaj, ndërsa Jupiteri do të bëjë t’ju lindin ide të reja. Dielli do t’jua forcojë shpirtin dhe karakterin, ndërsa Mërkuri do t’ju ndihmojë pas datës 17.
Përqendrohuni, mos u hutoni nga paniku dhe nga vonesat në punë, sepse, tekefundit, rëndësi ka rezultati final. Kjo pranverë ndryshon nga ajo e vitit të kaluar. Merrni shumë konfirmime dhe përgjegjësitë tuaja rriten. Do të mendoni për projekte të reja, për marrëveshje fitimprurëse apo edhe kontrata që do të nënshkruhen brenda qershorit. Gjithçka që keni kërkuar deri tani është pranuar.
Nëse jeni në ankth dhe prisni një përgjigje, ajo do të vijë shumë shpejt. Asgjë nuk duhet t’ju shkurajojë gjatë kësaj periudhe rimëkëmbjeje. Gjithçka parashikon se vera do të jetë fantastike. Sfera e ndjenjave do të jetë sërish protagoniste në jetën tuaj, sepse gjatë marsit keni pasur disa polemika të vogla. Sikurse dihet, ju synoni që të rigjeni vetveten gjatë 2019-s.
Brenda jush shtohet dëshira për të përjetuar emocione të reja apo të futeni sërish në lojë pas një periudhe pushimi. Çiftet që kanë hedhur një hap të rëndësishëm, që kanë blerë një shtëpi, që janë transferuar apo që janë bërë me fëmijë janë shumë të favorizuara. Prilli sjell rezultate të mira. Ndonjë debat i vogël aty për aty në familje, sidomos gjatë të dielave të para të muajit.
Ata që kanë prona, duhet të bëjnë çmos të zgjidhin çështjet ligjore, meqenëse janë e vetmja pikë e dobët këtë muaj. Gjendja psikofizike është në përmirësim, sidomos gjatë tri javëve të para. Nënshtrojuni trajtimeve të ndryshme dhe gjeni prehje shpirtërore. Nëse ka diçka që ju mërzit, ajo është monotonia dhe paqëndrueshmëria.
VIRGJËRESHA: Disa nga ju kanë ndjesinë se nuk janë të mirëpritur në ambientin e tyre të punës, ose thjesht i kanë zili.
Në marsin e vitit të kaluar, shumë nga ju kanë kaluar një krizë që e kanë zgjidhur vetëm falë avokatit apo të dikujt nga jashtë. Personat që s’kanë probleme me të shkuarën, por që po u përfundon kontrata, të këshillohen me një ndërmjetës që t’i ndihmojë ta çojnë deri në fund projektin.
Muaji prill do të sjellë shumë vonesa dhe nëse këto probleme do të reflektohen edhe në marrëdhënien sentimentale, do të ketë ndërlikime të mëdha. Mos iu ktheni së shkuarës, sidomos nëse mendoni se keni dikë kundër. Gjatë këtyre ditëve mendoni të hiqni dorë nga gjithçka, ngaqë nuk po shpërbleheni si duhet për gjërat që po bëni. Projektet e reja nuk ju bindin aspak. Mendohuni gjithmonë përpara se të flisni.
Nëse bëhet fjalë për një projekt të nisur që para dy vjetësh, atëherë jeni të sigurt. Në aspektin financiar nuk ka asnjë të re, do të keni më shumë fat gjatë gjysmës së dytë të vitit. Vetëm çiftet që janë në krizë prej vitesh mund të vendosin të ndahen përfundimisht. Ndërsa çiftet që duhen, do të jenë pak larg njëri-tjetrit gjatë këtij muaji, por kjo nuk është diçka e qëllimshme. Ndoshta nuk do të takoheni shpesh për shkaqe pune.
Bëni kujdes të mos bini në dashuri me personat e gabuar! Historitë e reja janë problematike. Një ish-partner do t’ju kërkojë diçka më shumë. Partneri apo bashkëshorti/bashkëshortja ka një problem dhe kjo gjendje po ndikon shumë edhe në humorin tuaj. Por, nëse jeni ju që po hapni probleme, atëherë situata ndryshon. Prisni deri në fund të muajit për të marrë vendime të rëndësishme.
Shumë gjëra do të ndryshojë pas datës 20. Ka ardhur koha të kuptoni se cilat janë planet tuaja për të ardhmen. Nëse partnerët tuaj janë metodikë dhe racionalë, s’do të keni probleme, por nëse jeni të dy të rrëmbyer, do t’i lini dorë të lirë fantazisë dhe do ta keni të vështirë të qëndroni me këmbë në tokë.
Në aspektin fizik do të viheni në sprovë për shkak të planetëve që kalojnë në shenjën tuaj gjatë prillit, sidomos në datat 9 dhe 16. Shqetësime të vogla, dhembje koke, tension dhe nervozizëm. Dhembjet e kokës janë pika juaj e dobët, por që duhet t’i zgjidhni me metoda natyrale.