PESHORJA: Për personat që presin të kompensohen apo kanë aktivitet privat prej të cilit presin të fitojnë diçka më shumë, prilli është muaji i duhur. Ata që sapo kanë ndërruar punë, të përgatiten, sepse do ta ndryshojnë sërish deri në fund të vitit duke marrë një rol apo përgjegjësi të re.
Është e nevojshme të zbuloni aftësitë tuaja, edhe pse mendoni shpesh se të tjerët nuk ju vlerësojnë vërtet aq sa duhet. Situata ekonomike është duke u përmirësuar. Personat që duan të shesin diçka me rëndësi, do të kenë rezultate të mira. Datat 11 dhe 12 janë të duhurat për të bërë biznes. Yjet favorizojnë zgjidhjet e rëndësishme, aktivitetet tregtare apo nismat për të zgjeruar aktivitetin.
Saturni, si gjithmonë, ju pengon, prandaj mos investoni në shifra të mëdha! Shpenzimet janë shtuar shumë krahasuar me vitin e kaluar, sidomos ato që lidhen me shtëpinë. Klima sentimentale është shumë bujare, veçanërisht pjesa e parë e muajit. Jeni disi të pavendosur, sepse do të përballeni me situata dhe mendime kontradiktore. Nëse jeni të martuar prej kohësh, bëni kujdes nga tradhtitë, sepse, me gjasë, do t’ju zbulojnë shumë shpejt.
Në përgjithësi, marrëdhëniet sentimentale do të jenë paksa problematike rreth datës 24, por edhe në marrëdhëniet prind-fëmijë duhet bërë kujdes. Tregohuni të matur ndaj një ish-partneri që ju bezdis apo që përdor mjete të çuditshme për t’ju bindur që të bëni diçka që s’e dëshironi.
Dikush po përpiqet t’ju imponojë vullnetin e tij/e saj në mënyrë të gabuar.Gjatë gjysmës së dytë të prillit, shmangni shqetësimet e panevojshme dhe provoni një dietë të bollshme. Pas datës 18 duhet t’i bëni gjërat me shumë qetësi. Datat 24 dhe 25 do të shoqërohen nga nervozizmi. Sa herë që mendoni për çështjet më praktike në jetë, i hapni vetes probleme emotive të panevojshme.
AKREPI: Ky do të jetë një muaj interesant si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë sentimental. Dy muajt e ardhshëm janë të mbushur me forcë. Nuk mund të flasim kurrsesi për një periudhë kritike. Sigurisht që nuk ka rrugë pa pengesa dhe nëse në fillim të vitit jeni detyruar të shtyni disa polemika që lidhen me punën, tani mund të përballoni gjithçka me kurajë.
Ata që kanë aktivitetin e tyre privat, do të fitojnë në varësi të rrethanave. Nuk përjashtohen përgjegjësitë e reja. Datat 11 dhe 12 janë të favorizuara për të bërë kërkesa apo për të marrë përgjigjet që prisnit. Gjithçka varet nga ju dhe nga çfarë dëshironi ju. Kjo është një periudhë e favorshme edhe për studentët, të cilët mund t’i përballojnë më me lehtësi provimet. Mos ua vini më veshin fjalëve që fliten nëpër korridore!
Nëse diçka nuk ia vlen, mund të hiqni dorë prej saj. Po afron një periudhë me emocione të fuqishme. Marrëdhëniet e çifteve të martuara do të jenë më mirë se kurrë më parë. Nëse mendoni se në krah keni personin e duhur, mund edhe të planifikoni për të bërë fëmijë. Lidhjet e krijuara gjatë prillit do të jenë shumë të rëndësishme. Nëse keni një partner pesimist apo të pasigurt, do të arrini qëllimin që i keni vënë vetes.
Edhe pse shpesh shtireni sikur nuk ndikoheni nga të tjerët, humori juaj kushtëzohet shumë nga njerëzit që ju rrethojnë. Personat që janë beqarë mund të njohin dashurinë krejt papritur. Mos u thoni “jo” njohjeve të reja gjatë tri javëve të para të prillit! Miqësitë janë shumë të rëndësishme, sepse ju ndihmojnë të hiqni mendjen nga shqetësimet e përditshme. Brenda jush shtohet dëshira për të dashuruar.
Ky do të jetë një muaj plot me angazhime, por njëherazi edhe me rezultate të mira. Venusi dhe Mërkuri ju japin fuqi. Tri javët e para janë më të favorizuarat për të nisur trajtime të ndryshme. Tregohuni të duruar, sidomos në datat 27 dhe 28.
SHIGJETARI: Ndihet paksa nervozizmi te të gjithë ju. Çështjet që lidhen me punën ju hanë më shumë kohë, ngaqë jeni gjithmonë dyshues. Prilli do të jetë një muaj i mbushur me pasiguri dhe vonesa. Nëse keni ndër mend të realizoni një projekt të ri apo një program para majit, vështirë se do të realizohet.
Vështirësitë që do të përballoni këtë muaj lidhen me persona vërtet të rëndësishëm pranë jush. Më datë 9, 10 dhe 16 do të ngrini zërin nëse dikush nuk do t’i dëgjojë kërkesat tuaja. Çështja e një transferimi të mundshëm apo e ndërrimit të shtëpisë ka më se një vit që është sfidë për të lindurit në shenjën e Shigjetarit.
Ata që janë prindër do të bëjnë investime të mëdha për fëmijët, madje edhe do të ndajnë pronat nëse kanë në plan të martohen. Kjo periudhë disi e vështirë do të përmirësohet pas datës 22, kur do të merrni edhe një përgjigje pozitive. Javën e fundit të prillit do të keni më shumë shpenzimet për familjen dhe shtëpinë.
Nëse partnerët s’i kini afër, nëse doni dikë tjetër nga personat me të cilët jetoni, gjatë prillit do të reflektoni për këtë situatë. Do ta keni të vështirë t’i kontrolloni emocionet gjatë javës së parë të muajit. Nuk do të tregoheni më diplomatikë si gjithmonë. Nëse dashuroni dikë që tanimë është i lidhur me dikë tjetër, kjo do t’ju mërzitë edhe më shumë. Gjatë dy javëve të para të muajit, shpirti juaj rebel do të jetë plotësisht i pakontrollueshëm.
Nëse keni ndonjë problem, zgjidhjen shtyjeni për në fund të muajit. Viti 2019 do të jetë viti i çlirimit për ju. Mos bini pre e kujtimeve, sepse ju jeni pikërisht ata që i admirojnë gjërat e reja. Njohje të reja me persona në qytete të tjera.Përpiquni të mos i harxhoni të gjitha energjitë tuaja gjatë dy javëve të para të prillit, të cilat do të jenë shumë të lodhshme.
Do të kaloni një fazë mjaft delikate rreth datës 9. E megjithatë, do të arrini t’i kapërceni edhe problemet më të vështira. Mos harroni se dy javët e dyta të prillit do të jenë më të favorshme! Bëni mirë të pushoni herë pas here, sepse keni kohë që bëni një jetë shumë intensive.