Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si do luftohet KÇK? Sandër Lleshaj mesazh të fortëve: Do t’i fusim në një situatë jo komode

22:28 / November 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla ka folur për paktën “Anti-KÇK”, e cila u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama.

Ai shpjegoi se kjo paketë është një nismë, e cila synon të nxjerrë nga komoditeti personat, të cilët kanë kryer një vepër penale apo dyshohen se janë të të përfshirë në veprimtari kriminale. Por si do të luftohet ky target grup që përbëhet nga persona të rrezikshëm, Lleshaj dha detaje konkrete për masat dhe synimin që ka kjo paketë.

Ministri Sandër Lleshaj theksoi se kjo paketë synon të izolojë rrezen e veprimit të këtyre personave. Ai dha garancinë e fortë se kjo masë nuk bie ndesh me parashikimet kushtetuese , duke iu përgjigjur qartë edhe zërave kritikë që thonë se kjo paketë bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Pjesë nga fjala e Lleshajt:

Klodiana Lala: Si do ta luftosh KÇK?

Sandër Lleshaj: Ne kemi një situatë të tillë që duhet të merremi me intensitet me krimin për një mijë e një arsye. Qytetarët meritojnë më shumë siguri.  Do ta luftojmë krimin.  Ne e kemi objektiv këtë dhe kjo është nevojë madhore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. Policia e Shtetit ka depozituar mbi 200 raste në prokurori, të cilat nuk janë prekur me dorë. Kemi edhe raste të tjera, që të lirohen nga salla e gjyqit , persona të akuzuar  persona për vrasje. Kemi raste të pafundme që na tregojnë se kemi një situatë jo të zakontë në sistem. Hapi i parë, do të ketë reduktime komoditeti ndaj personave që kanë barrë kriminale. Kemi disa persona, të cilat janë dënuar për krim, për drogë, etj. Të gjithë subjektet që janë dënuar për vepra dhe që janë në hetim, do të quhen subjekte të këtij ligji. Këtyre u vihet një pikëpyetje e madhe.  Do t’i fusim në një situatë jo komode. Do të lëvizësh brenda qarkut që ke. Do të lëvizësh brenda Shqipërisë. Kjo është një masë e jashtëzakonshme e përkohshme, e cila ka një hapësirë  të qartë për subjektet. Ka një afat gjatë të cilët do të funksionojë kjo masë, e cila pushon kur të funksionojë gjykata, SPAK dhe BKH.  Do të fuqizojmë  organet ligjzbatuese, siç është Policia e Shtetit. Unë ju them se asnjë parim kushtetues nuk cënohet. Ky ligj ka karakter administrativ dhe civil. Ky  fokusohet në këtë segment të së drejtës.

kck sander lleshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.