Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Si do regjistrohen në zgjedhje? “Rithemelimi” i shtrin dorën grupit të Alibeajt: Portat e hapura, asgjë nuk është mbyllur

20:50 / November 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sd alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dha sinjale mbrëmjen e sotme në Frontline se bisedimet me grupin e Alibeajt për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, nuk kanë përfunduar.

Sipas tij, grupi i Alibeajt i ka dyert e hapura për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

“Ky gjyq që po flitet që duhet të ishte bërë, s’ka lidhje me çështjen. Ky është i rrëzuar në shkallë të parë. Është dëshirë për të bashkuar Kuvendin e korrikut. S’ka shqiptarë dhe as ndërkombëtare, se vulën e mban Rama dhe e zvarrit ai procesin. Kjo është e qartë. Ne me partinë e Lirisë jemi në një koalicion. janë disa parti që presin të bëjmë marrëveshje. Do bëhet një front i gjerë. Koalicioni do të jetë i madh. Gjykatën ta mbajë në xhep Edi Rama, por vullnetin e demokratëve s’e deformojmë dot. Dhe në zgjedhjet e ardhshme kishte një logo koalicioni. Rama mund të mbajë vulën në xhep dhe ndonjë tjetër, por vullnetin e demokratëve, e popullit opozitar s’e mban dot. Rama e ka marrë mesazhin.

Nuk dua të besoj që asnjë nga kolegët e mi demokratë, të dalë nga vota e demokratëve të bëhet mercenar i Ramës. Jemi të hapur akoma. Asgjë nuk është mbyllur. Ka shpresa. Shpresojmë, presim. Nuk dua ta besoj që demokratët do bëhen mercenarë të Ramës. Siç është vullneti nga ne, presim dhe nga pala tjetër. Kjo është ajo që dua të dëshiroj. Pavarësisht qejf mbetjeve me njëri-tjetrin jemi të detyruar që të mbështetemi. Dyert nuk janë mbyllur, deri në ditët që të përballemi me regjimin, dyert i kemi jo 2 por 4 kanata hapur. Kurrë nuk është vonë nëse ka vullnet mes palëve. Jo ka lidhje vetëm me qëndrimin e Edi Ramës, regjimit të tij dhe me qëndrimin e jetën politike. Unë dua të besoj se ka vullnete, le të presim. mesazhi për protestën është se çdo shqiptar duhet të protestojë, nënshtrimi ndaj regjimit është vdekje e ngadaltë për të gjithë ne. Regjimi mundet dhe është në momentin më të dobët të tij.”, tha Noka.

regjisgtrohen rithemelimi zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.