Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Si duhet të ushqehet një grua shtatzënë, ekspertët paraqesin opsionet e reja

14:47 / December 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtatzeni 2 ushqim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sapo një grua njofton se po pret një fëmijë, ‘bombardohet’ me një listë të ushqimeve që duhet të hajë ose të shmangë, e cila është gjithnjë në ndryshim. Por ajo që mbetet e qartë, është rëndësia e dietës së nënës për shëndetin e fëmijës.

Shkencëtarët nga King’s College në Londër dhe Universiteti i Bristolit thanë muajin e shkuar se një dietë me yndyrna dhe sheqerna të tepërta mund të ndryshojë ADN-në e fetusit dhe të shkaktojë ndryshime që rrisin rrezikun e ADHD.

Në muajin e pestë, fetusi nis të dallojë shijet në lëngun amniotik. Shkencëtarët besojnë se shijet që bebet provojnë gjatë qëndrimit në bark mund të përcaktojnë edhe ushqimet që ata parapëlqejnë kur vijnë në jetë.

Në një studim, fëmijët e nënave që pinin lëng karote në trimestrin e fundit të shtatzënisë përgjigjeshin më pozitivisht ndaj kësaj shijeje në periudhën kur po shkëputeshin nga qumështi i gjirit.

Në një artikull të publikuar nga The Telegraph, ekspertët kanë dhënë disa udhëzime për dietën e nënave shtatzëna.

Miti “ha sa për dy”

Gjatë shtatzënisë nuk ka pse nëna të përpiqet të humbasë peshë, por as ta teprojë me ushqimin. Pesha normale që shtojnë është deri në 12 kg, por pjesa më e madhe e saj duhet të vijë nga fëmija. Nëse nëna shton peshë të tepërt rrit rrezikun e ndërlikimeve si pre-eklampsia dhe diabeti i stomakut dhe lindja duhet të kryhet përmes ndërhyrjes cezariane.

Lajini dhe gatuajini mirë ushqimet

Gratë shtatzëna duhet të shmangin ushqimet e pagatuara ose të gatuara pak si mishi i tharë, djathi jo i pasterizuar, perimet apo sallata e palarë si dhe peshkun krudo pasi infeksioni, dehidratimi dhe temperatura dëmtojnë fëmijën.

Pregnant ëomen must avoid anything that carries a risk of food poisoning such as rare or undercooked meat, including cured meats, unpasteurised cheeses, unëashed salad or vegetables and raë fish and shellfish, as the infection, and ensuing dehydration and fever, can harm a groëing baby.

Salmon po, por jo sushi

Peshku me yndyrë si salmoni sjell përfitime në shtatzëni. Një test i Universitetit Southampton rezultoi se fëmijët nënat e të cilëve hanin salmon gjatë shtatzënisë, kishin më pak gjasa për të patur astmë.

Maksimumi është deri në dy racione në javë sepse përmban ndotës që dëmtojnë zhvillimin e fetusit. Disa lloj peshqish si peshku shpatë duhet të shmangen për shkak të niveleve të larta të mërkurit.

Sushi duhet të shmanget sepse peshku i pagatuar përmban krimba të vegjël parazitarë që shkaktojnë infeksion. Shkencëtarët këshillojnë shmangien e sushit, por nëse peshku ka qëndruar në ngrirje për të paktën 24 orë, rreziku është minimal.

Salmoni i tymosur konsiderohet zgjedhje e sigurt.

Ushtrimet

Ushtrimet janë të sigurta për nënat shtatzënë dhe ndihmojnë shëndetin e saj dhe të fëmijës pasi mbrojnë nga depresioni, shtimi në peshë, diabeti, përmirëson forcën dhe rezistencën si dhe parandalon dhimbjen e shpinës.

Nuk ka nevojë për sforcim dhe ka mjaft ushtrime që janë të përshtatshme për gratë shtatzëna. Sa më aktive të jetë fizikisht, aq më shumë ulet nevoja për të kryer një ndërhyrje cezariane.

shtatzani ushqim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.