Ornela Bregu është një nga emrat më të dashur që prej kohësh i ka munguar ekranit. Motra e ish deputetes demokrate, Majlinda Bregu, jeton prej disa vitesh në Spanjë së bashku me familjen e saj.
Para se të largohej Ornela ka lënë në vendin e saj disa kujtime mjaft të bukura për teleshikuesit. Ornela Bregu ka drejtuar spektaklin e humorit ‘Portokalli’ përkrah Agron Llakaj si dhe ka moderuar disa emisione të tjera. Motra e saj Majlinda na ka kthyer pas në ato kohë me postimin dedikuar Ornelës.