Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Si e gjeti ky Shën Valentin Megi Pojanin?

21:12 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
megi pojana 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Megi Pojani përflitet prej kohësh për romancën e saj me futbollistin Endri Çekiçi.

Moderatorja ishte e ftuar së fundmi në një intervistë ku pyetjet rreth jetës së saj personale nuk munguan.

Moderatorja u pyet se si e ka gjetur festa e të dashuruarve dhe përgjigja e saj la të kupohet se ka diçka për të thënë, por ajo nuk preferon ta ndajë publikisht.

“Ky Shën Valentin më gjeti duke parë “Big Brother-in” sepse nesër kisha “Fun Club-in”. Apo ishte të martën Shën Valentin-i? Kam qenë me 39 temperaturë, më kanë ndenjur afër motrat e mia. Nuk do nxjerrësh asgjë nga unë, edhe nëse do ishte elektrike kjo karrigia”- tha Megi.

Por ngacmimet e moderatores së emisionit nuk mbaruan me kaq. Sërish ajo e pyeti Megin për “çështjet e zemrës” dhe ajo zgjodhi përsëri ta anashkalojë pyetjen.

“Më kanë thënë që sot jam e ftuar për të folur vetëm për “Fun Club-in”, jam shumë profesionale”-tha Megi.

Megi Pojani mund të mos e pranojë asnjëherë romancën e saj me Endri Çekiçin, por ky i fundit “tregoi” diçka më shumë për statusin e tij.

Gjatë një interviste për “TAR”, Çekiçi “u ngacmua” pak edhe për jetën personale, duke qenë se kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për një lidhje të tij me moderatoren Megi Pojani. Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated (i komplikuar)”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet. Ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë. 

Nga ana tjetër futbollisti pranoi se emisioni i tij i preferuar këto kohë ishte “Big Brother VIP”, ndërsa tha se e ndjek edhe “Big Brother Fan Club” sa herë që ka mundësi. Kujtojmë se ky program drejtohet nga Megi Pojani këtë sezon.

gjeti Megi Pojani shen valentini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.