Mbetjet e Abu Bakr al-Bagdadi janë hedhur në det, pasi zbulohet se forcat amerikane ishin në gjendje të konfirmonin identitetin e liderit të ISIS duke përdorur mostra të ADN-së të marra nga të brendshme dhe gjaku i tij.
Baghdadi u hodh në erë, pasi të shtunën, forcat e SHBA-së e detyruan të hynte në një tunel në kompleksin e tij sirian, ku gjeti edhe vdekjen, raporton Daily Mail. Eshtrat e tij u dogjën më pas në det, zbuloi të hënën kryetari i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, gjenerali i ushtrisë Mike Milley.
Bastisja e guximshme në kompleksin ku Bagadi fshihej në Siri, ishte kulmi i një pune të qëndrueshme ndër vite për mbledhjen e informacioneve nga ana e inteligjencës dhe 48 orë pasi mësuan se ku do ishte, Uashingtoni planifikoi sulmin. Trupi i tij u gjymtua gjatë shpërthimit dhe trupave amerikane iu desh të gërmonin nëpër mbeturina, për të arritur në kufomën e tij.
Veshjet e brendshme të terroristit dhe një mostër gjaku u përdorën për të përputhur ADN-në e tij, tha gjenerali i Forcave Demokratike Siriane (SFD) Mazloum Abdi për NBC News.
Udhëheqësi i milicisë kurde tha që ata kishin një burim të fshehtë në rrethin e brendshëm të Bagdadi, i cili kishte qasje të drejtpërdrejtë te lideri i ISIS. Burimi i dha inteligjencës amerikane një palë të brendshme të përdorura të Bagdadi dhe një mostër gjaku këtë verë.
Ushtarët amerikanë përdorën ADN-në nga ato mostra për ta identifikuar pozitivisht atë nga mbetjet e gjetura në kompleks pas shpërthimit. I njëjti burim ishte në kompleksin e Bagdadit kur u sulmua dhe ai u largua me forcat amerikane, tha Abdi.
Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-së, ka punuar për të shpejtuar procesin e testimit të ADN-së për raste si kjo. Kur Bin Ladeni u vra, forcat amerikane u desh të dërgonin mbetjet e tij në një laborator amerikan në Afganistan për të konfirmuar identitetin e tij përmes ADN-së. ADN-ja e Bagdadit u konfirmua brenda rreth 15 minutave, sipas Presidentit Trump.
Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë, tha që Bagdadi ishte identifikuar përmes testeve të ADN-së dhe provave vizuale. Koka e Bagdadi thuhet se ishte ende e paprekur, që do të thotë se një skanues bio metrikë për njohjen e fytyrës është përdorur për ta identifikuar atë.
Trump tha se trupat amerikane mbetën në kompleks për rreth dy orë pas vdekjes së al-Bagdadi dhe rikuperuan një material mjaft të ndjeshëm në lidhje me grupin e Shtetit Islamik, përfshirë informacionin në lidhje me planet e tij të ardhshme. Pasi trupat amerikane u tërhoqën, avionët luftarakë amerikanë qëlluan gjashtë raketa në ndërtesë, duke e niveluar atë.
Presidenti Donald Trump tha se tre përpjekjet e mëparshme për kapjen e drejtuesit të ISIS ishin anuluar sepse al-Bagdadi, i cili ishte nën mbikëqyrje, kishte ndryshuar vendndodhjen e tij se ku po shkonte. Trump e vëzhgoi bastisjen në kohë reale nga Salla e Situatës përmes një lidhjeje me video, ndërsa trupat shpërthyen kompleksin ku po streohej, duke dërguar militantin më të kërkuar, në hapat e fundit të jetës së tij.
Trump tha se ushtarët shpërthyen një vrimë në anën e ndërtesës sepse kishin frikë se hyrja mund të ishte e bllokuar. Al-Bagadi u strehua në një rrjet me bunkerë nëntokësorë dhe tunele që ndërthureshin nëpër kompleks. Udhëheqësi i egër me mjekër, mbante një jelek vetëvrasjeje me eksploziv dhe u tërhoq me tre fëmijët e tij ndërsa iu largua trupave amerikane.