Avokati i këngëtarit të famshëm grek Notis Sfakianakis, ka treguar sesi e ka kaluar natën në paraburgim këngëtari. Sipas, Alexis Kougias gjatë gjithë natës që qëndroi në paraburgim ai ka dhënë autografe. Sakaq, ai ka folur dhe për momenti e arrestimit, ku ka thënë se kontrolli që i është bërë nuk ka qenë i rastësishëm.
“Ne u habitëm nga mënyra se si një kontroll i rastësishëm, përfundoi në një kontroll i përgjithshëm i makinës. Çfarë e shkaktoi atë? Notis ka dhënë gjithë natën autografe në burg,” tha ai.
Gjithashtu, lidhur me armën e gjetur në makinën e artistit, avokati i tij nënvizoi se ai kishte kërkuar autorizim, por ajo ishte refuzuar.
“Ai bëri dy kërkesa për rinovimin e licencës së armëve të zjarrit dhe ato u refuzuan. Që nga viti 2000, vetë policia konsideroi se ai është një njeri që duhet t’i jepet leje dhe papritmas në 2017 nuk e dha atë,”-ka thënë Alexis Kougias.
Këngëtari grek Notis Sfakianakis u arrestua dy ditë më parë, pasi gjatë kontrollit iu gjet armë dhe kokainë. Dje ai u lirua dhe tani po hetohet në gjendje të lirë.