Ardian Olldashi, ka përkujtuar 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Sokol Olldashi me një thënie të James Dean.
“Unë besoj se ka vetëm një formë madhështie për njeriun. Nëse një njeri mund të mbushë hendekun midis jetës dhe vdekjes. Dua të them, nëse ai mund të jetojë pasi të ketë vdekur, atëherë ndoshta ai ishte një njeri i madh. Për mua i vetmi sukses, madhështia e vetme, është pavdekësia. (James Dean)”, shkruan ai në rrjetet sociale shoqëruar me një foto të Olldashit të ndjerë.
Ndërsa nëna e tij, Kozeta Mamaqi, i përgjigjet: “Po, zemër, vëllai yt e ka mbushur këtë hendek, për gjersa e kujtojnë kaq njerëz të mirë. Ne do ta kujtojmë sa të frymojmë, bir! Sot flisnim të dy në telefon, më shumë pa fjalë. Nuk na linte dhimbja, që të bën ngërc frymën dhe shpirtin. U bënë 10 vite …bir…”, shkruan ajo.