Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si llogariten pikët për të qenë fitues në Universitetin Bujqësor

09:33 / April 29, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujqesori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta “Panorama” ka zbardhur vendimit për llogaritjen e pikëve për të qenë pjesë e Universitetit Bujqësor.

Janë tri komponentë mbi të cilët do të bazohet pranimi i studentëve të rinj në këtë universitet.

Në vendimin e zbardhur nga gazeta, kriteri i meritës, ai i rëndësisë, nota e lëndës me zgjedhje do të përcaktojnë fituesit në pesë fakultetet e Bujqësorit, bazuar mbi kuotat e paracaktuara nga secili. Ndonëse treguesit janë të njëjtë, pesha e tyre ndryshon. Diferencën e bëjnë koeficientët sipas profilit të shkollës së mesme, të cilat variojnë nga një fakultet në tjetrin.

Maturantët e interesuar, para se të aplikojnë, duhet të konsultohen më parë me formulën e përllogaritjes së pikëve (sipas tabelës përbri shkrimit) kuotat e pranimeve si dhe pikët e fituesit të fundit nga viti i kaluar për degët që synon. Kjo gjë iu vjen në ndihmë jo vetëm për të mos djegur preferenca, por edhe për të rritur mundësinë e të qenurit fitues, duke bërë vetë disa llogari.

LLOGARITJA E PIKËVE

Nota mesatare e gjimnazit (apo ajo që cilësohet si kriteri i meritës) bashkë me koeficientin e shkollës, prej nga vjen maturanti, përbëjnë 90% të peshës në formulën e përllogaritjes së pikëve në fakultetin më të madhe e të preferuar te Bujqësori, Ekonomia dhe Agrobiznesi. 10 përqindëshi i mbetur është për rezultatin e lëndës me zgjedhje, e cila duhet të jetë mundësisht e fushës së ekonomisë.

Të njëjtën formulë aplikon edhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, me përjashtim të lëndëve preferenciale që janë Biologjia, Kimia dhe Fizika. Sakaq, diferencën e pikëve për pranimet në këto fakultete e bëjnë koeficientët e shkollave prej nga vijnë kandidatët. Ato janë të ndryshme për çdo profil për shkak të përputhshmërisë me fushat dhe programet e studimit. Përzgjedhja e kandidatëve fitues në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit do të bazohet gjithashtu mbi kriterin e meritës, rëndësisë si dhe lëndën me zgjedhje, duke gjeneruar kësisoj një listë vlerësimi, e cila shpall fitues të renditurit me më shumë pikë, bazuar mbi kuotat e përcaktuara nga vetë fakulteti për çdo profil studimi.

Në këtë fakultet, përveç shkollës së mesme “Teknologjisë ushqimore” që ka koeficient 1, të gjitha profilet e tjera kanë peshë më të vogël. Te Fakulteti i Shkencave Pyjore, diferencën e pikëve, përveç koeficientit të maturantëve kandidatë për në universitet, do ta bëjë lënda me zgjedhje, e cila duhet të jetë Biologji, Fizikë ose Përpunim Druri për profilin me të njëjtin emër në këtë fakultet. Formula edhe te FSHP do të jetë e njëjtë.

Ndërsa fakulteti i mjekësisë veterinare, pranimet do të bëhen vetëm në bazë të meritës dhe rëndësisë. Më konkretisht, mesatarja e shkollës së mesme dhe koeficienti i shkollës prej nga vjen kandidati do të përbëjnë shumatoren e pikëve mbi bazën e të cilave do të vlerësohen. Për ata që synojnë të kryejnë studime të integruara 5-vjeçare për Veterinari, rezultati i lëndës me zgjedhje nuk do të ketë kurrfarë vlere.

KRITERET PËR 2019-2020

FAKULTETI I EKONOMISË DHE AGROBIZNESIT
Mes e gjimnazit * koeficient 0.9 + nota së lëndës me zgjedhje në fushën e ekonomisë0.1
Ku:
Koeficienti – përcaktuar për shkollën nga vjen, sa i takon përputhshmërisë me fushat dhe programet e studimit në FEA
FAKULTETI I BUJQËSISË DHE MJEDISIT
F = { (Mesatare VKM * Koeficient Profili * 0.9) +
{Lënda me zgjedhje * 0.1}
Ku:
Mesatare VKM = (mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme + mesatare e Maturës Shtetërore)/
2
Koeficient Profili sipas llojit të shkollës së mesme që ka ndjekur kandidati
Lënda me zgjedhje: Biologji, Kimi, Fizikë
FAKULTETI I BIOTEKNOLOGJISË DHE USHQIMIT
A* K * 0.9 + B * 0.1
Ku:
A = Nota mesatare e shkollës së mesme
K = koeficienti i përcaktuar për shkollën nga vjen,
sa i takon përputhshmërisë me fushat dhe programet e studimit në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit
B = nota e lëndës me zgjedhje
FAKULTETI I SHKENCAVE PYJORE
Mes e shkollës së mesme x koeficient (koeficienti i profilit të shkollës së mesme) x 0.9 + nota së lëndës me zgjedhje sipas programit të studimit x 0.1
Lëndët e preferuara me zgjedhje:
• BIOLOGJI për programin e studimit “Mbarështrim Pyjesh”
• FIZIKË ose PËRPUNIM DRURI për programin e studimit “Përpunim Druri” dhe “Dizajni i Mobiljeve dhe Interierit”
FAKULTETI I MJEKËSISË VETERINARE
Mesatare * Koeficient (Sipas profilit dhe programit të studimit që aplikohet); duke gjeneruar kësisoj një listë vlerësimi, e cila shpall si fitues të renditur sipas
kësaj liste brenda kuotave të paracaktuara nga FMV

fitues Universitetin Bujqesor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.