Sonte në Prime do të merret vendimi për situatën e krijuar mes tyre. Françeska Murati dhe modelja Sara Gjordeni janë sqaruar me njëra-tjetrën, pas sherrit në shtëpinë e Big Brother Vip që degjeneroi në përleshje fizike mes dy banoreve.
Françeska ka vendosur të sqarohet me Sarën duke i kërkuar falje për fjalët ofenduese që i tha, duke shtuar se veprimet agresive për të janë të patolerueshme. Ajo u shpreh se nëse Sara donte të dilte në nominim me të, t’ia kërkonte pasi do e pranonte të futeshin të dyja së bashku brenda në tualet.
“Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulta”, tha Françeska.
“E vlerësoj këtë që bëre tani. Nuk kam asgjë me ty”, iu drejtua Sara.
”Situata tek banjo për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominm me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme”,-tha më tej Françeska.