Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si merrte tutori eurot e prostitucionit, dëshmitari: Mbante dy femra në dhomë, njërën…

21:06 / March 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fitimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjykatën për Krime të Rënda është duke u zhvilluar procesi gjyqësor në ngarkim të Fitim Dumanit dhe Denis Shabës, të akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i personave të rritur”.

Procesi është në fazën e shqyrtimit të provave të Prokurorisë, ndërsa para Gjykatës dhanë dëshminë e tyre 6 persona.

Këta të fundit kanë treguar për njohjen që kanë me Dumanin dhe marrëdhënien që ky i fundit ka pasur me dy vajzat që dyshohet se i ka shfrytëzuar. Nga dëshmitë e dhëna, mësohet se Dumani ka përdorur llogaritë e personave që njihte për të bërë tërheqjet e parave të dërguara nga vajzat, kryesisht nga Italia.

Ndërkohë, referuar hetimeve, dy prej vajzave kanë ushtruar prostitucionin edhe në Durrës, kundrejt shumave 100 deri në 300 euro. Dëshmitari me inicialet B.H., i cili nuk pranoi të dëshmonte në Gjykatë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ka thënë se shtetasen K. e njihte si bashkëshorten e tretë të Fitimit, ndërsa tregoi edhe për një rast të kalimit të eurove në llogarinë e tij.

“Kushëriri më ka thënë se është gruaja tij e tretë. Fitimi jetonte me këto dy femra në një dhomë të vogël pranë plazhit. Gjithmonë kam pyetur veten se si i mbante të dyja”, është shprehur ai.

Edhe shtetasi me inicialet S.E. ka deklaruar para Gjykatës se, mendonte se Fitimi ishte i martuar me shtetasen K., ndërsa tregon se me ta ka pirë vetëm një kafe dhe se kjo e fundit i ka dërguar njëherë një shumë eurosh. Sipas deklaruesit, shtetasja K. i kishte dhënë 500 euro, kjo pasi më herët ai i kishte dhënë Fitimit një borxh.

Por për Prokurorinë, eurot kanë qene 650 dhe qëllimi i dërgimit ka qenë tjetër, që t’i merrte i pandehuri dhe për të shlyer borxhin. Edhe dëshmitari i tretë, që doli para Gjykatës, konfirmoi se në emrin e tij është bërë tërheqja e një shume eurosh, të dërguara nga K., megjithëse, sipas dëshmitarit, nuk e njihte fare dhe eurot i ka marrë Fitimi.

DHUNA

Sipas dëshmitarit me inicialet S.Y, i cili ka punuar në një lokal me muzikë live, të cilin e ka pasur i pandehuri tjetër Denis Shaba, në një rast ka parë që Fitimi ka qëlluar shtetasen K.. Në seancë, prokurorja lexoi deklarimet e dhëna me herët nga ai, të cilat u pranuan edhe nga Gjykata si provë.

“Fitimi ka ushtruar dhunë ndaj K., më pas ajo ka qenë në gjendje të fikëti”, tha prokurorja ndërsa vazhdoi të lexonte dëshminë e S.Y.. “Njëherë, kur kanë qenë në lokal, Fitimi bashkë me K.D. dhe K.B., kjo e fundit është bërë xheloze për vajzën tjetër dhe ka përplasur shishen përtokë. Më pas, së bashku me Fitimin janë ngritur nga tavolina dhe në tualet, pasi ka ushtruar dhunë, K. ka qenë në gjendje të fikëti”, ka thënë dëshmitari para hetuesve. /panorama

Prostitucioni tutori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.