Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si ndikon alkooli tek shëndeti i zorrëve

21:10 / January 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alkool
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një birrë e ftohtë ose një gotë vere mund të na japin kënaqësi dhe qetësojnë pas një vakti të shijshëm. Por çfarë u bën alkooli triliona mikrobeve që jetojnë në zorrën tonë? Sipas mjekut të Institutit Kombëtar të Shëndetit në New York Lorenzo Leggio, “ka shumë gjëra që ne nuk dimë për higjienën dhe rëndësinë e mikrobiomës së zorrëve.”

Është e qartë se disa baktere janë thelbësore për tretjen e duhur, funksionimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e zorrëve. Në studimet e kryera ka rezultuar se konsumimi i shpeshtë i alkoolit shkakton një çekuilibër të baktereve në zorrë, gjë që shoqërohet me inflamacione.

Alkooli në sasi të larta dëmton indin që ndan pjesën e brendshme të zorrëve me pjesën tjetër të trupit dhe rrjedhimisht ky proces pasohet me dhimbje dhe dëme edhe në mëlçi.

Vitin e kaluar, u morën në analizë 71 persona të moshës nga 18-25 vjeç të cilët kishin çrregullim të përdorimit të alkoolit. Ekspertët dolën në përfundimin se këto ndryshime që shkaktonte alkooli te zorrët, bënin që të shtohej dhe dëshira për ta konsumuar. Kur ata ulën sasitë e alkoolit, u vunë re menjëherë përmirësimet në shëndetin e zorrëve.

Vlen të theksohet se alkooli i lartë në gjak shkakton refluks gastroezofageal, inflamacion të mukozës së stomakut, gjakderdhje gastrointestinale, si dhe mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë ato të ezofagut, zorrës së trashë dhe rektumit.

alkooli shendeti zorreve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.