Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Si nuk thatë as një gjysmë fjale”, aktori i mirënjohur shqiptar mesazh të fortë ambasadores Yuri Kim pas protestës

23:58 / December 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yuri kim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme në protestën në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, ishte edhe aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj.

Përmes një video-mesazhi për qytetarët nga kanali zyrtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook, ai lëshoi disa mesazhe për ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Malkaj i kujton diplomates amerikane prishjen e Teatrit Kombëtar në mes të natës dhe heshtjen e saj, ndërsa në fund ka edhe një qëndrim për marrëdhënien e saj me kryeministrin Edi Rama.


“Miq të dashur! Unë dua të bëj një dialog me zonjën ambasadore të SHBA, e cila është shumë e përkushtuar për Gjykatën Kushtetuese ose ose për drejtësinë në përgjithësi. Që ta dish moj zonjë, të gjithë drejtësinë në Shqipëri e ka shpartalluar ai që ju e keni shumë të dashur. Kryeministri i vendit. Ai e ka masakruar. Edhe Gjykatën Kushtetuese, edhe Gjykatën e Lartë e të gjitha gjykatat nga janë e nga nuk janë.

Ju patët nderin të bëni vizita poshtë e përpjetë jugut të Shqipërisë por edhe qoka poshtë e përpjetë por te Teatri Kombëtar moj zonjë, që është një krim i madh, nuk keni thënë asnjë fjalë. Asnjë gjysmëfjale për Teatrin Kombëtar. Përkundrazi, morët ministrin (ish ministrin) dhe bëtë një foto te gardhi që mbulon turpin që kanë bërë këta për Teatrin Kombëtar.

E dini ju zonjë e nderuar që kjo policia erdhi në mes të natës, i kapi në gjumë këta njerëz e desh i vrau në gjumë, pa pyetur fare? 

Mos u tallni me popujt. Nëse keni ardhur për ti shërbyer shtetit amerikan, që e duam shumë, i shërbeni. Por jo duke u tallur. Me popullin shqiptar. Duaje kryeministrin sa të duash, por mos u bë vegël e tij. Po ta them copë: duaje sa të duash, por jo vegël e tij”.

Mehdi Malkaj mesazh protestes Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Konkursi”/ Kujdes mashtrimet online, si po funksionon skema e vjedhjes së të dhënave

14:31 / February 7, 2026

“Për mua je nënë dhe shoqe”/ Elita Rudi ndan mesazhin e ëmbël për vjehrrën e saj

22:41 / January 27, 2026

“Keni një gjobë të papaguar”, mos e hapni këtë mesazh nëse ju vjen në celular

13:49 / January 21, 2026

Përplasja e dy trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues: Mendimet tona shkojnë për familjarët e viktimave

09:36 / January 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.