Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Si përfundim, po presin binjakë të tjerë George dhe Amal Clooney?

20:39 / August 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amal 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it. Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë konsideruar “couple goals.”

George dhe Amal janë prindër të dy binjakëve që e kanë bërë më të bukur jetën e çiftit.

Lart e poshtë, këto ditë u tha se Amal është sërish në pritje të ëmbël siç kanë treguar miq pranë çiftit, që e kanë mësuar të parët lajmin. Madje, thuhet se ajo po pret sërish binjakë dhe çifti është në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Por, ende s’kanë marrë vendimin t’i tregojnë publikut këtë lajm të bukur.

“Amal ka kaluar tremujorin e saj të parë dhe tashmë ka filluar të shfaqet në publik, kështu që shumë shpejt do ta dinë të gjithë.”- ka treguar një burim.

Por, këto lajme janë përgënjeshtruar nga “E!News”.

Burimet thonë se lajmet për çiftin s’janë të vërteta dhe ata thjesht po shijojnë verën dhe pushimet me binjakët e tyre.

Gjatë intervistës së tij të fundit, aktori ndau një detaj interesant nga jeta e tyre private, që nuk e kishte treguar më herët.

Clooney tregoi se i është dashur të presë rreth 20 minuta në gjunjë për përgjigjen e partneres, kur i ka propozuar për martesë.

“Ne nuk kemi folur kurrë për martesë kur ishim të lidhur dhe unë i propozova krejt papritur. Ajo u vonua kaq shumë për të më thënë PO. Imagjinoni pak, kam pritur i ulur në gjunjë për 20 minuta. Pastaj m’u desh t’i thoja që po fillonte të më dhimbte mesi. Kur ja thamë këtë prindërve të saj, ata filluan të shqetësoheshin për mua. S’kemi folur kurrë as për fëmijë dhe një ditë të bukur i thamë njëri-tjetrit: “Çfarë po mendon?”

Pastaj shkuam tek doktori dhe morëm lajmin se do të bëheshim me një djalë. Ndërkohë që lumturoheshim për të, dëgjojmë doktorin të na thotë se është dhe një tjetër. Nuk e prisja, menduam se ishte vetëm një. Jam i vjetër. Krejt papritur, ishin dy fëmijë. U shokova aq shumë sa që për 10 minuta kam qëndruar pa folur dhe vetëm shihja atë copë letre dhe mendoja: Çfarë? Dy fëmijë?”- ka treguar aktori.

Amal Clooney binjake presin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.