Fifi është një nga këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës shqiptare.
Mirëpo, ndër të tjera Fifi është komentuar edhe për format e saj trupore për të cilat nuk ka patur kurrë komplekse të flasë hapur dhe të përcjellë mesazhe mjaft domethënëse për të gjitha vajzat që mendojnë se dukja ka më tepër rëndësi se ajo çka ato zotërojnë me zemër e mendje.
Megjithatë, kohët e fundit këngëtarja ka nisur rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi ka vendosur të humbasë disa kilogramë. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore.
Ditën e sotme Fifi ka postuar një foto me rroba banjo nga plazhi, ku vihet re dukshëm ndryshimi që i ka shkaktuar humbja në peshë.
Fifi duket se e ka gjetur guximin dhe kështu ka ardhur edhe ndryshimi.