Edhe pse prej vitesh është pjesë e shoëbizit shqiptar, Ingrit Gjoni jetën private është munduar ta ruajë sa më shumë larg vëmendjes së mediave. Kështu kurioziteti më i madh ka qenë për bashkëshortin e saj të cilin e kemi parë vetëm falë fotove që Ingriti postonte me të e djalin e tyre, Paridin.
Why not”, Ingriti zbuloi një detaj më shumë për bashkëshortin, teksa po fliste për djalin e tyre.
Ingriti tregoi se Paridi pëlqen një vajzë dhe është shumë xhentil ndaj saj, ashtu si babai i vetë.
“Do jem vjehrrë e keqe. Shoh tani Paridin që i pëlqen një vajzë dhe është gjithë kohës pas asaj, mua më vjen keq. I them s’ke nevojë të rrish në shërbim. Është shumë xhentil dhe e ka të tepruar. I ka ngjarë babit. Të dy jemi xhentil në fakt. Por Paridi po e shfaq që tani”, u shpreh Ingriti.