Ata kurorëzuan dashurinë e tyre një vit më parë, më 11 qershor, teksa Jona Spahiu ishte në pritjen e ëmbël të Raiden. Sot, ajo ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar përvjetorin e saj të martesës me Frenklin Ymerin.
Jona ka postuar një video ku përmbledh momentet e bukura nga viti në vit i lidhjes së tyre. “Nga video e parë, në videon e fundit, nuk është shtuar vetëm Raiden por edhe dashuria që kam për ty”, shkruan Jona. “Gëzuar përvjetorin, shpirti im binjak!”