Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si ta bindni fëmijën të shkojë me qejf në kopsht? Ja disa këshilla nga ekspertët

23:47 / March 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femije qan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditët e para të kopshtit janë të vështira për prindërit dhe fëmijët, që zakonisht nuk duan të shkëputen.

Për disa fëmijë, është edhe më e vështirë sesa të tjerët për t’u përshtatur dhe ata protestojnë ndaj çdo ndryshimi duke qarë. Por edhe kjo është normale, për natyrën e tyre, shkruan “Parents Today”.

Edhe pse shumica e fëmijëve qetësohen dhe kalojnë shumë bukur, pasi mamaja ose babai ikin, prindërve kur e nisin ditën në këtë mënyrë, u thyhet zemra. Nëse ndarjet vazhdojnë të jenë, edhe pas ditëve të para, po aq zhurmëmëdha me lot e ankesa, atëherë ja disa këshilla që duhet të provoni me fëmijët.

Tregojuni hapat

Kur fëmijët e dinë se çfarë do të ndodhë, janë më të sigurt dhe më të qetë. Tregojuni atyre paraprakisht ku do të shkojnë dhe çfarë do të bëjnë.

Merrni me vete një lodër

Një lodër e preferuar me vete bën që fëmijët të humbin mendjen ose të qetësohen.

Mbani një orar strikt

Mundohuni të vendosni orare fikse kur e çoni dhe kur e merrni fëmijën nga kopshti. Kjo strukturë ndihmon fëmijën të organizohet dhe të krijojë siguri te familjarët.

Ikni pasi ta puthni

“Mos ikni fshehurazi!” thonë ekspertët “sepse kështu fëmija mëson të mos ketë besim tek ju”. Thoni “mirupafshim” pastaj ikni.

Çlironi stresin

Prindërit ndonjëherë ndjehen në faj që po i lenë fëmijët në kopsht dhe fëmijët mund ta ndjejnë këtë ankth. Prindërit duhet të jenë ata që të tregohen të qetë fillimisht që dhe fëmija të jetë i qetë.

Mos kërcënoni

Kërcënimet rrisin më shumë stresin te fëmija, ndaj hiqini ato fjalitë “nëse qan përsëri sot…”. Mundohuni ta kuptoni dhe ta ndihmoni fëmijën tuaj në këtë përvojë.

Shmangni shpërblimet

“Nëse nuk qan, do të të sjell akullore kur të të marr”. Kjo mund të funksionojë ditën e parë, por më pas fokusi është te akullorja dhe çdo ditë fëmija pret të njëjtën gjë.

Mbylleni mirë procesin

Kur e merrni fëmijën nga kopshti, tregojini vështirësitë e mëngjesit dhe përgëzojeni që ia doli të qëndronte mirë në kopsht.

Konsideroni ndonjë ndryshim

Nëse i keni provuar të gjitha dhe fëmija juaj vazhdon të qajë, atëherë mund të ketë ndonjë problem lidhur me kopshtin. Konsideroni mënyrën e komunikimit të edukatores dhe grupin e fëmijëve.

femijen kopsht shkoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.